Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një franceze në Uashington
English

Një franceze në Uashington

Christine Lagarde, francezja që u zgjodh në krye të FMN-së, armën e saj të fundit e ka autoironinë. Asgjë nuk parathoshte se ajo, e rritur në një shtëpi borgjeze të provincës, të ulej në të njëjtën tavolinë me të mëdhenjtë e botës

Nga Marie Visot

Ishte e para grua që mori drejtimin e Ministrisë së Ekonomisë në Francë. Do të jetë e para grua që do të drejtojë Fondin Monetar Ndërkombëtar në Washington. Por, prej disa muajsh të pakët ishin ata që kishin imagjinuar një skenar të tillë. Ish-kreu i FMN-së, Domenique Strausse Khan, do të donte ta kishte ministre të Financave, nëse ai do të zgjedhej President. Por gjërat nuk shkuan kështu, sepse Christine Lagarde, 55 vjeçare, u zgjodh në krye të institucionit ndërkombëtar dhe zëvendësoi në këtë post ish-ministrin socialist, i cili ndodhej në një banesë në survejim në New York, në pritje të procesit gjyqësor për ngacmim seksual.

Emërimi në krye të FMN-së përbën një pikë kulminante në karrierën e kësaj avokateje, e cila bëri shumë bisedime gjatë këtyre të viteve të krizës. Pas hapave të guximshëm, Christine Lagarde mblodhi 50 vende të Eurogrupit, mori pjesë në G8, po ashtu dhe në G20, fillimisht për të shpëtuar bankat e më pas euron. Ministrja franceze, e cila flet shkëlqyeshëm anglisht, bën mrekulli me kolegët e saj. Në fund të vitit 2009 ajo quhet “ylli i financave” nga Financial Time. Po pse e gjithë kjo?

Ajo ka disa armë të padiskutueshme. Ka një fizik të shkëlqyer, bën joga, nuk ha mish e nuk pi alkool, duke i shtuar këtu dëshirën për punën, kur nuk lodhej gjatë mbledhjeve që përfundonin në orët e para të mëngjesit. “Mëson shumë shpejt dhe ka një aftësi për të zgjidhur problemet pa hyrë në konflikt”, thotë njëri prej bashkëpunëtorëve të saj. Kësaj i shtohet dhe aftësia bindëse e shoqëruar me pak joshje. “Një burri inteligjent thuaji që je i bukur dhe një burri të bukur thuaji që je inteligjent”, i këshillonte ajo mikeshat me të cilat takohej. Nuk lë mënjanë as teknikat femërore. Arma e saj e fundit? Aftësia për të bërë autoironi. “Në humanizmin e saj ka gëzim dhe të qeshura me veten, që na ka ndodhur t’i ndanim bashkë kur kishim mbledhje të vështira”, pohon Stephane Richard, padron i France Telecom.

“Në samitet europiane takohesh me dy lloje ministrash. Ministri suedez, i qetë, ekonomist shumë i mirë, që në fund të mbledhjes, pas firmosje së një marrëveshjeje, propozon që të shkojnë të festojnë duke pirë një birrë dhe ministri francez, krenar, dhënës leksionesh. Me Christine Lagrade, ishte e para herë që një ministër francez sillej si një suedez... me të vetmin ndryshim, se ajo i ftonte të gjithë të pinin një çaj!”, thotë një njohës i mirë i këtyre ambienteve.

Asgjë nuk parathoshte se Lagarde, e rritur në një shtëpi borgjeze të provincës, të ulej në të njëjtën tavolinë me të mëdhenjtë e botës. E lindur në Paris, ajo u rrit në Havre dhe mori një edukim katolik, nga prindërit profesorë të qendrës së majtë. “Nuk ke asnjë të drejtë, ke vetëm detyrat për të bërë. Do të përfundosh atë që ke nisur”, këto ishin fjalët e babait të saj. Kështu do të krijoj karakteri i asaj që në moshën 15-vjeçare do të bëhej nënkampione e Francës në baletin në ujë. Por një vit më pas vdekja e të atit solli një ndryshim në jetën e tij.

Pasi përfundoi provimet e maturës, u nis për në Shtetet e Bashkuara dhe rijep provimin në Washington. Pas kthimit në Francë ajo ndjek studimet e anglishtes dhe të së drejtës sociale në Paris. Një rrugë e përshkruar mirë derisa erdhi dështimi për të hyrë në shkollën kombëtare të administrimit (ENA). Herën e parë e humbi se ishte e dashuruar, të dytën sepse nuk e dinte datën e dhënies së provimit. “Ishte e parathënë”, tallej ajo e më pas i hyri karrierës së avokates. Futet në Baker&McKenzie dhe aty vazhdon rrugën e saj derisa katër vjet më vonë bëhet presidente e këtij kabineti. Ajo drejton studion që kishte 2400 avokatë në 35 vende të ndryshme të botës. Në vitin 2002 Wall Street Journal e vendos në vendin e pestë në klasifikimin e femrave që kanë më shumë sukses në fushën e biznesit në Europë. Pikërisht në këtë kohë ajo tërhoqi vëmendjen e politikanëve.

Në vitin 2005 Domenique de Villepin e bind që të marrë postin e sekretares së shtetit për tregtinë e jashtme. Një telefonatë e bërë në Chicago dhe që e ktheu në Francë për të nisur karrierën e saj më të gjatë. Por qëndrimi në Francë dukej se qe një ndalesë e vogël për të vazhduar rrugëtimin e saj ndërkombëtar tashmë në krye të FMN-së.

* “Le Figaro”

KOMENTE