Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tronditet Devolli, djali 12-vjeçar përdhunohet nga dy të rinj
English

Tronditet Devolli, djali 12-vjeçar përdhunohet nga dy të rinj

Devoll, 5 Korrik 2011 NOA/ Albana Filipi – Një ngjarje e shëmtuar denoncohet të ketë ndodhur në Devoll me viktimë një djalë të mitur dhe protagonistë të dyshuar dy djem të rinj.

Burime nga policia e Devollit i thanë agjencisë NOA se në fshatin Bitinckë në rrethin Devoll, është përdhunuar një djalë i moshës 12 vjeçare.

Sipas të dhënave paraprake të hetimit dhe kallëzimit të prindërve të të voglit, dy djem në moshë rreth 20 vjeçarë, kanë qenë autorët e përdhunimit në grup të fëmijës Xh.P., 12 vjeç, lindur e banues në fshatin Bitinckë të rrethit Devoll.

Policia e Devollit konfirmoi se i ka ndaluar dy djemtë e dyshuar si autorë të përdhunimit në bashkëpunim të fëmijës.

Të ndaluarit janë Eduard Bufi, 20 vjeç dhe Romario M., 16 vjeç, që të dy lindur e banues në fshatin Bitinckë të rrethit Devoll. Kurse viktimë i përdhunimit është Xh.P., 12 vjeç, edhe banues në Bitinckë.

Sipas hetimit, mashtrimi ka qenë rruga që kanë ndjekur autorët për të kryer aktin e shëmtuar. Më datën 1 korrik 2011, dy djemtë e kanë tërhequr të voglin deri në periferi të fshatit ku edhe e kanë përdhunuar njëri-pas tjetrit.

Ekspertiza e kryer nga mjeku në qendrën spitalore të Korçës, ka nxjerrë se fëmija ishte përdhunuar. Ky konkluzion dhe denoncimi i bërë nga familjarët e të voglit si dhe identifikimi që ai i bënte dy të dyshuarve, ka bërë që ata sonte të ndalohen.

a.f/NOA

KOMENTE