Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vjedhin materialet e ndërtimit, 2 bien në pranga, i treti përfiton prej moshës
English

Vjedhin materialet e ndërtimit, 2 bien në pranga, i treti përfiton prej moshës

Sarandë, 5 korrik 2011, NOA- Tre persona nga qyteti i Sarandës gjatë natës së shkuar në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë vjedhur disa materiale ndërtimi në pronësi të një 42 vjeçari me iniciale S. K po nga Saranda.

Mësohet se dy prej autorëve të kësaj vjedhje janë arrestuar në flagrancë ndërsa i treti është prangosur gjithashtu për tu liruar sërish për shkak të moshës së tij.

Të ndaluarit janë identifikuar si Ismail Mane, 49 vjeç dhe Sokol Ndoj, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë Gramoz Ndoj 14 vjeç, për shkak të moshës së mitur.

Sipas policisë dyshohet se të tre këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë natës kanë vjedhur disa materiale ndërtimi në pronësi të një 42 vjeçari nga Saranda.

a.y/NOA

KOMENTE