Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përdhunimi i 12-vjeçarit në Devoll, dëshmitë (VIDEO)
English

Përdhunimi i 12-vjeçarit në Devoll, dëshmitë (VIDEO)

167

Devoll, 6 Korrik 2011 NOA/ Alba Filipi – Përdhunimi i djalit 12 vjeçar në Devoll, kishte ndodhur disa herë derisa në rastin më të fundit, situata u përkeqësua kur protagonisti i i mëparshëm i aktit të shëmtuar homoseksual, ftoi të marrë pjesë edhe shokun e tij.

Dëshmia vjen nga familjarët e të miturit që u provua nga ekspertiza mjeko-ligjore se ishte përdhunuar rregullisht.

Nëna e të voglit Xh.P, 12 vjeç në një fshat të rrethit Devoll, ka bërë të ditur tek agjentët policorë, se fëmija ishte përdhunuar tre herë të tjera më parë, nga një djalë që kishin lidhje krushqie me prindërit e tij. Ai ishte Romario M., 16 vjeç, i cili kishte arritur të realizonte aktin e shëmtuar në mënyrë të përsëritur.

Nisur nga denoncimi dhe provat mjekësore, u bë ndalimi i Eduard Bufi, 19 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Korçë dhe Romario M. 16 vjeç, banues fshatin Bitinckë të rrethi Devoll. Ata përballën me akuzën për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Duke folur në lidhje me ngjarjen, drejtori i Policisë Korçë, Bernard Çaushaj i tha agjencisë NOA se ndalimi i dy të rinjve është bërë sepse ditën e martë më 5 korrik 2011 ka bërë kallëzim A.P , 40 vjeçe, banuese në fshatin Bitinckë –Devoll.

Nëna ka denoncuar se më 1 korrik 2011 dy të dyshuarit kane kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me djalin e saj Xh.P., 12 vjeç, banues në fshati Bitinckë – Devoll.

Sipas hetimit, mashtrimi ka qenë rruga që kanë ndjekur autorët për të kryer aktin e shëmtuar. Më datën 1 korrik 2011, dy djemtë e kanë tërhequr të voglin deri në periferi të fshatit ku edhe e kanë përdhunuar njëri-pas tjetrit.

Ekspertiza e kryer nga mjeku në qendrën spitalore të Korçës, ka nxjerrë se fëmija ishte përdhunuar.

Ky konkluzion dhe denoncimi i bërë nga familjarët e të voglit si dhe identifikimi që ai i bënte dy të dyshuarve, ka bërë që ata sonte të ndalohen.

Por nëna e të voglit ka pohuar bazuar mbi thëniet e të birit se përdhunimi i 1 korrikut ishte i katërti nga Romario dhe i pari nga shoku i tij Eduarti.

a.f/NOA

Videokronika u mundësua nga OraNews

KOMENTE