English

Vdekje e dyshimtë, bashkëjetuesi gjen trupin e pajetë të Boshnjakes

Mitrovicë, 6 korrik 2011, NOA- Një kufomë e një femre është gjetur e pajetë nga djali me të cilin viktima bashkëjetonte prej disa kohësh.

Ngjarja e cila ka ndodhur në Mitrovicë, sipas korrespodentit të agjencisë së lajmeve NOA, mësohet të jetë sinjalizuar nga një i ri Serb, i cili është identifikuar më vonë si djali me të cilin bashkëjetonte viktima, e cila ishte me kombësi Boshnjake.

I riu sapo ka gjetur trupin e pajetë të vajzës ka njoftuar menjëherë policinë, por në vendin e ngjarjes nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima kishte vdekur prej pak orësh.

Ndërkaq trupi i viktimës u dërgua për t’iu bërë ekspertiza mjeko-ligjore, në mënyrë që të mësohet më tej në shkaqet që çuan në vdekjen e vajzës.

Ndërsa nga ana e policisë nisën hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes ku si një dyshim i mundshëm nuk është përjashtuar as ndonjë grindje me bashkëjetuesin.

a.y/NOA

KOMENTE