English

Clooney: Nuk mund ti zgjasë historitë më shumë se 2-3 vjet

E enjte, 7 korrik 2011, NOA- Pas shumë thashethemeve dhe spekulimeve në lidhje me fundin e historisë së dashurisë mes Elisabetta Canalis dhe George Clooney, aktori ka vendosur që të thotë fjalën e tij.

“Historitë e mia zgjasin e shumta dy ose tre vjet, e kuptoj që po kaloi kaq kohë një femër kërkon më shumë”, ka sqaruar ylli i Hollywood.

Në raportet e të gjitha kohërave Clooney do të ndikoheshin nga përvoja e dështimit të martesës së tij me Talia Balsam në vitin 1992, pas tre vitesh martesë.

“Unë nuk isha i përgatitur për të bërë të funksionuar një martesë, për ta mbajtur gjallë atë duhet punuar shumë. Unë isha vetëm 28 vjeç dhe nuk isha tolerant ashtu si duhej të kisha qenë”, duke pranuar se i është drejtuar një specialisteje për të kapërcyer traumën e divorcit.

Sipas shtypit thuhet se Clonney kishte frikë se Italiania Canalis do ta “gozhdonte” në martesë.

Më tej theksohet se shkak për prishjen e kësaj marrëdhënie ka qenë dëshira për tu bërë nënë e Elisabett.

a.y/NOA

KOMENTE