Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Flasin eurodeputetët polakë: Çfarë do t’i sjellë BE-së Presidenca jonë ...
English

Flasin eurodeputetët polakë: Çfarë do t’i sjellë BE-së Presidenca jonë ...

Strasburg, 7 korrik, NOA – Cilat do të jenë prioritetet e Presidencës Polake të Bashkimit Evropian? Flasin ekskluzivisht për institucionin e Parlamentit Evropian, eurodeputetët polakë ...

Presidenti i Parlamentit Evropian, Jerzy Buzek

Ai është i bindur se qëndrimi polak mund të ngjallë humorin e Bashkimit Evropian.

"Entuziazmi dhe kreativiteti i Polonisë janë të nevojshme sidomos për të kapërcyer klimën e kujdesit dhe dyshimit që ka hyrë në disa qoshe të Bashkimit Evropian, pas krizës së borxhit sovran. Unë shpresoj se zelli dhe pasioni i këtij populli, ka për të qenë ngjitës dhe do të përmirësojë humorin e Evropës", theksoi ai.

Jacek Saryusz Wolski, i Partive Popullore Evropiane

Ai theksoi motivimin dhe dëshirën e Polonisë për projektin evropian. “Kemi ambicie edhe për kryesimin e Këshillit të Evropës, në mënyrë të efektshme dhe konstruktive", tha ai.

Konservatori, Tadeusz Cymański

Ai shprehu shpresën se Presidenca Polake ka për të qenë një kryesim i qetë. "Ne pamë një kryeministër të hapur ndaj kritikave gjatë debatit", vuri në dukje ai, duke theksuar se “është më mirë për të dëgjuar kundërshtarët që argumentojnë me të gjithë".

Ndërsa duke iu referuar cilësive të polakëve ai tha: "Ne jemi më shumë reflektivë, le të mos harrojmë të kaluarën tonë dhe ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e trashëgimisë sonë kulturore".

Socialistja, Joanna Senyszyn

Ajo shpjegoi se pse polakët janë më të lumtur se sa qytetarët e tjerë të "Evropës së vjetër".

“Bashkimi me Komunitetin Evropian ka qenë një gëzim i madh për ne. Tani ne duam që ta kalojmë këtë lumturi, në një entuziazëm në nivel evropian".

Senyszyn gjithashtu rikujtoi të dhënat e Eurobarometrit, i cili deklaroi se "Polonia është një nga vendet më entuziastë në lidhje me anëtarësimin në Bashkimin Evropian".

Eurodeputetët e grupeve ECR e S&D

Ata janë të mendimit se çështja e vetme që mund të pengojë funksionimin e mbarë të Presidencës Polake, është ajo e zgjedhjeve nacionale të parlamentit në tetor.

***

Si përfundim, në union, të gjithë deputetët polakë, të pranishëm në Parlamentin Evropian, janë të mendimit se gjithsesi, presidenca saj do ta përmirësojë dukshëm imazhin e Polonisë në Bashkimin Evropian.

Kjo pasi e shohin këtë si një mundësi për të promovuar disa aftësi, risi dhe gjëra pozitive të vendit të tyre gjatë kësaj periudhe.

n.e/NOA

KOMENTE