English

Jessica Alba, e shkëlqyer në muajin e 8 të shtatzënisë

SHBA, 9 Korrik NOA - Në më pak se një muaj Jessica Alba do të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë.

Ndërkohë, aktorja ka vazhduar me jetën e saj (pothuajse) asgjë nuk po ndodh.

Ajo është fotografuar teksa po shëtiste në Beverly Hills dhe ishte drejtuar në qendrën estetike të cilën e frekuenton gjithmonë.

Aktorja për të qenë sa më në rehati zgjedh gjithmonë veshje të gjera dhe të lehta.

Megjithatë është e pamundur që të mos vihet re barku i saj i fryrë, që tashmë është bërë gjigand.

Në foton përkrah përshkruhet më mirë Jessica Alba në muajin e tetë të shtatzënisë së saj.

r.b/NOA

KOMENTE