English

Kate nën shembullin e Marilyn Monroe (Foto)

E shtunë, 9 korrik 2011, NOA- Ka mjaftuar një fryrje ere për të zbuluar nusen e re britanike Kate Middleton dhe sensualitetin e saj të fshehur njëlloj si të Marilyn Monroe.

Njëlloj si në skenën e filmit në të cilin aktorja pozon përpara një freskueseje në pistën e aeroportit Calgary, është vendosur edhe nusja e re e Britanisë, pasi fustani i verdhë i Kate ka marrë fluturimin duke zbuluar anën e pa treguar të saj.

Sensualiteti jashtë programit ndodhi gjatë një vizite zyrtare të Kate dhe William në Kanada i cili mori menjëherë dhenë.

Por më kuriozët nuk kanë lënë që tu shpëtoj ky rast, pasi më pas kanë filluar edhe kritikat.

Këtë herë ka qenë fustani ai që e ka tradhtuar duke treguar ca si shumë të pasmet e saj, pasi Kate deri tani i kishte kaluar me sukses të gjitha provat si bashkëshortja e princit.

Ashtu si edhe fotoja e Marilyn Monroe gëzoi sukses dhe shtrirje të gjerë për sensualitetin e saj edhe Kate mund të bëjë të njëjtën gjë.

a.y/NOA

KOMENTE