Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tritol poshtë makinës, i shpëton për mrekulli atentatit 29-vjeçari
English

Tritol poshtë makinës, i shpëton për mrekulli atentatit 29-vjeçari

Sarandë, 9 korrik 2011, NOA – Si në një skenë filmi, një 29-vjeçar nga Saranda ka mundur t’i shpëtojë paq një atentati të parapërgatitur përmes shpërthimit të makinës së tij, që do të vihej në jetë posa ai të ndizte makinën që kishte nën pronësi.

Sipas të dhënave të policisë së qytetit nën makinën e 29-vjeçarit Mario Hasani nga fshati Zarë i Sarandës ishte vendosur 1 kg tritol, shpërthimi i detonatorit, të të cilit është parandaluar në kohë nga vetë pronari i automjetit dhe policia.

Burime nga policia e Sarandës bëjnë me dije se Mario Hasani, ndërsa ishte duke e nxjerrë makinën nga parkimi pranë shtëpisë së tij në fshatin Zarë të qytetit Sarandës ka vërejtur përmes pasqyrës pakon e eksplozivit të vendosur nën diskun e rrotës së pasme makinës.

Ai ka dalë menjëherë nga makina dhe ka njoftuar policinë, e cila në një kohë të shpejtë ka çaktivizuar eksplozivin duke parandaluar shpërthimin e makinës dhe vrasjen e të riut.

Blutë e antikrimit kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes kriminale, duke marrë në pyetje rreth 10 persona që mendohen si të lidhur me aktin kriminal.

Nuk dihen ende arsyet e aktit kriminal, por policia dyshon se tritoli është vënë për larje hesapesh.

Parandalimi i shpërthimit të tritolit është kryer në mes të ditës në fshatin Zarë. Vijon...

mit/NOA

KOMENTE