Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ftohen marrëdhëniet e SHBA me Pakistanin, bllokohen 800 milionë dollarë ndihma
English

Ftohen marrëdhëniet e SHBA me Pakistanin, bllokohen 800 milionë dollarë ndihma

Uashington, 10 korrik, NOA - SHBA kanë kthyer mbrapsht premtimet për qindra milionë dollarë ndihma ushtarake për Pakistanin, në mënyrë që të detyrojnë qeverinë e vendit që të bashkëpunojë më shumë në luftën kundër terrorizmit.

Ndihmat dhe armatimet prej rreth 800 milionë dollarë do të bllokohen ose nuk do të jepen fare, njoftoi një numër online i gazetës "New York Times", e cila i referohet një punonjësi të lartë të qeverisë amerikane. Kjo shumë përbën një të tretat e ndihmës vjetore për Pakistanin.

SHBA kërkon me këtë hapë të detyrojë qeverinë e Islamabadit të luftojë, më me vendosmëri kundër ekstremistëve militantë. Por, ai është edhe një reagim ndaj dëbimit nga Pakistani të 100 trajnerëve ushtarakë amerikane, bën të ditur raporti.

Përplasjet mes dy vendeve nisën që pas vrasjes së terroristit Osama Bin Laden në Pakistan nga forcat e SHBA.

a.k/NOA /DV

KOMENTE