English

Murdoch mbërrin në Londër, në pikëpyetje blerja e rrjetit satelitor BSkyB


Robert Murdoch në LondërLondër, 10 korrik 2011, NOA - Manjati i medias së shkruar dhe asaj elektronike, Robert Murdoch ka mbërritur në Londërnjë përpjekje për të minimizuar pasojat që do të sjellë mbyllja pas 168 vjetësh e gazetës më të madhe në Britani, “News of the World”. Objektivët e aparatëve fotografikë e kanë fiksuar 80-vjeçarin duke lexuar tabloidin e fundit të së dielës të kësaj gazete, e cila i është kushtuar historisë së saj dhe lajmeve të botuara në 168 vite.

Mbyllja e gazetës më të madhe në Britani vjen në një kohë kur pronari i saj Robert Murdoch synon blerjen e rrjetit satelitor BSkyB nga kompania News Corp.

Pas ngjarjes që ka shokuar opinonin publik në Britani ka reaguar edhe lideri i Laburistëve, Ed Miliband, i cili ka kërkuar nga Murdoch që të heqë dorë nga blerja e rrjetit BSkyB.

Ai tha se bisedimet për shitjen e rrjetit satelitor BSkyB duhen ngrirë deri në zbardhjen e plotë të skandalit të përgjimeve.

Miliband i bëri thirrje kryeministrit David Kameron që të ndërhyjë për të ndaluar bisedimet mes Murdoch dhe kompanisë News Corp për blerjen rrjetit satelitor, ndërsa paralajmëroi se nëse kryeministri nuk do të reagojë, laburistët do të kërkojnë diskutimin e kësaj çështjeje në parlament.

Ndërkaq 200 punonjësit e gazetës që tashmë dolën në rrugë kanë shprehur zemërimin e tyre për këtë vendim të drejtuesve të gazetës, duke u shprehur se u sakrifikuan nga Murdoch dhe qëllimet e tij për të blerë rrjetin satelitor BSkyB, 31 përqind e të cilit i takon kompanisë News Corp.

mit/NOA

KOMENTE