English

“Nëse jo tani, kur”: Pakti i grave italiane për transformimin e shoqërisë

Firence, 10 korrik 2011, NOA – “Nëse jo tani, kur?” është motoja e përkufizuar nga lëvizja femërore në Siena e mbajtur gjatë dy ditëve të fundit, ku gratë kërkojnë besim dhe transformimin e shoqërisë.

Sipas pjesëmarrëseve lëvizja e tyre nuk është një parti politike, por një lëvizje, një rrjet i tërë grash, një pakt mes grave të shtresave të ndryshme, shoqatave të shpërndara në mbarë territorin italian.

Në diskutimet e hapura prej dy ditësh në Siena morën pjesë më shumë se 2000 gra të mbërritura nga të gjitha anët e Italisë, që firmosën këtë hap të ri për transformimin e shoqërisë italiane me thirrjen “Nëse jo tani, kur?”.

Lajtmotiv i lëvizjes së re femërore është përgjigjia ndaj dëshirës së grave për të fituar besimin dhe për transformimin e shoqërisë.

Manifestueset kanë besim të plotë se do të arrijnë diku me lëvizjen e tyre, duke u mbështetur edhe në faktin se gjatë dy ditëve të fundit në faqen e hapur në internet numërohen 80 mijë kontakte në blog si dhe 46 mijë admirues në rrjetin social Facebook.

mit/NOA

KOMENTE