English

Rikosheti i plumbave, plagos dy gra në Sarandë

Sarandë, 10 korrik, NOA – Dy gra kanë mbetur të plagosura mëngjesin e sotëm në qytetin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mësohet se dy gratë janë punonjëse të ndërmarrjes së pastrimit. Rrethanat e ngjarjes janë endë të paqarta. Ndërkaq raportohet se rreth orës 07:30 të mëngjesit është dëgjuar një breshëri armësh në vendin e njohur si Limani në këtë qytet.

Rikosheta e plumbave ka goditur dy gratë, Lefteri Ahmetaj, 45 vjeçe dhe Ëngjëllushe Mata, 44 vjeç.

Dy gratë e plagosura kanë janë dërguar menjëherë në spital dhe kanë marrë ndihmën e parë mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake bëhet e ditur se dy të plagosurat kanë qenë duke pastruar në ato momente dhe se plumbat nuk ishin drejtuar për tek ato, por se mendohet të ketë qenë një konflikt mes të rinjsh, ai që ka bërë që të plagosen dy gratë.

KOMENTE