English

Aksident në Kukës, vdes një person

Kukës, 11 korrik, NOA – Një person ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm në qytetin e Kukësit, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Viktima është Besnik Duraku, i cili ka qenë duke drejtuar një traktor. Aksidenti ka ndodhur, pas përplasjes së traktorit me një makinë të drejtuar nga një qytetar nga Kosova.

Traktori është përplasur me makinën e Agron Namanit nga Kosova. Për të shmangur përplasjen ballore, Durakua mendohet se ka ndryshuar timonin e mejtit në momentin e fundit, gjë që ka sjellë dhe përmbysjen e traktorit, i cili e ka zenë nën vete. Aksidenti ka qenë fatal për Durakun, i cili ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në dalje të qytetit të Kukësit. Forcat e rendit kanë shkuar vendngjarje dhe kanë nisur hetimet në lidhje me rrethanat e aksidentit. Bëhet e ditur se është shoqëruar në polici dhe qytetari nga Kosova, Agron Namani.

a.k/NOA

KOMENTE