Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bashkimi ekonomik i shqiptarëve
English

Bashkimi ekonomik i shqiptarëve

Nga Muhamer Pajaziti

Shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës ka kohë që bashkëpunojnë në fushën e kulturës, pak a shumë në arsim, dhe në disa fusha tjera, mirëpo sikur mungon bashkëpunimi në dimensioni ekonomik si domosdoshmëri e kohës e cila do të rriste peshën e shqiptarëve në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ndër-fqinjësore. Ndërsa, përskaj kësaj do të përfitonin bizneset por edhe qytetarët.

Krijimi i një hapësire të përbashkët ekonomike, apo i një tregu të përbashkët me heqjen e të gjitha barrierave fizike, teknike dhe fiskale do të mundësonte që mallrat, shërbimet, kapitali si dhe personat të mund të lëvizin lirishtë sikur brenda një shteti të vetëm.

Pra heqja e barrierave do të zgjeronte mundësitë, eksperiencat dhe horizontet e njerëzve, ndërsa gjithashtu do të mundësonte që të mos bllokohen më mallrat për shkak të rregullave dokumentacioneve dhe procedurave të panevojshme dhe nga tatimet për mallrat e importuara.

Tregu i përbashkët do të ishte një mundësi e mirë për konsumatorin shqiptar në të dyja anët e kufirit, për të zgjedhur mallra me kualitet më të lart në një treg më të madh prej 6 apo 7 milionë banorëve, ndërsa kompanitë që do të plasonin mallin e tyre në të dy shtetet, duke rritur kështu veprimtarinë, numrin e të punësuarve si dhe të ardhurat.

Nga ana tjetër me përafrimin e legjislacioneve, gjithnjë duke respektuar standardet e Bashkimit Evropian, një numër i madh i mjekëve, juristëve, ekonomistëve, etj, do të mund të ushtronin profesionet e tyre në cilin do qytet të Shqipërisë apo Kosovës. Gjithashtu edhe studentet do të mund të lëviznin më lirë për të studiuar, atje ku mendojnë se është më mirë, pasi që do të zgjerohej horizonti i tregut të punës dhe konkurrenca. Ky bashkëpunim do të zgjerohej edhe në shumë sfera tjera, duke pasur si synim mediat, që tashmë po lëvizin në këtë drejtim, sidomos ato nga Tirana.

Dhe krejt kjo mund të realizohet pas asnjë një pengesë, për faktin se qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë i përkasin një kombi dhe një historie të dhimbshme, duke ndarë fatin e njëri tjetrit në një luftë mbijetese kombëtare, nën ataqet e fqinjëve dhe qarqeve ekspansioniste dhe gjenocidale.

Modeli i tregut të brendshëm të BE-së pse të mos jetë si model që duhet të merret parasysh në modelin e tregut ndërshqiptar, për një bashkim ekonomik. Mendimtari dhe vizionari i shquar evropian, ish- ministri i jashtëm francez , Robert Shuman, qe i pari që e hodhi idenë bashkimit ekonomik dhe integrimit të Evropës.

Më 9 Maj 1950, ai krijoi bazat mbi të cilat shtetet themeluese ndërtuan Bashkësinë Evropiane të Thëngjillit dhe Çelikut, e cila më vonë u shndërrua në Bashkim, dhe tani vazhdon të paraqesë projektin më unik dhe më të suksesshëm të integrimit rajonal në botë. Zgjedhja pikërisht e kësaj industrie nuk ishte e rastësishme. Bëhej fjalë për industrinë e cila ishte boshti kryesor i gjithë makinerisë së luftës – çelikut, i cili tashmë do të shndërrohej në një fushë e cila do t’i lidhte edhe më tepër këto vendet evropiane dhe ekonomitë e tyre.

Pse mos të kenë shqiptarët di[ka të tillë si pikënisje për të hapur rrugën e bashkimit në një treg ekonomik, nga ku do të përfitonin edhe fqinjët e tjerë. Sot tregu i BE-së përbëhet prej 500 milion konsumatorëve dhe një numri të madh të ndërmarrjeve të cilat shesin mallrat brenda këtij tregu, por edhe janë eksportuesit më të mëdhenj në botë.

Kosova dhe Shqipëria, pikërisht duke marrë si model tregun e brendshëm të BE-së dhe ky model të promovohet duke përfshirë edhe vendet e tjera të Evropës Juglindore. Është momenti historik që shqiptarët të jenë bartës të një projekti të tillë prosperues në rajon dhe që do t`ia kenë zili edhe vendet e tjera.

Ky projekt do të përforcojë bashkëpunimin rajonal në dimensionin ekonomik, duke i hapur rrugë një Ballkani me një treg relevant dhe konkurrues për në të ardhmen.

Tirana dhe Prishtina zyrtare urgjentisht duhet të shtrojnë projektin e tillë, që ditë më parë u promovua përmes një nisme nga personalitete eminente akademike shqiptare dhe ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Projektet e tilla nuk dojnë personalizime, por mobilizim të të gjitha kapaciteteve efektive që përmes një lobimi ndërkombëtar dhe fokusimi të detajuar të brendshëm duhet të shtrohet si synim për tu realizuar deri në pikën e fundit. Kësaj nisme doemos do ti shtohej edhe Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi, ku do të shtrihej përkrahja.

Ka lëvizur deri tani në aspektin e bashkëpunimit ndërshqiptar në rajon !?. Kemi idetë fisnike për një abetare gjithëshqiptare, iniciativa e universiteteve publike shqiptare për bashkëpunimin ndëruniversitar duke filluar nga përafrimi i programeve, lëvizjes së studentëve dhe transferimi i krediteve (ECTS), hapjen e programeve të përbashkëta dhe ndonjë bashkëpunim në aspektin e shoqatave joqeveritare apo ndonjë projekti më shumë ideal sesa praktik. Andaj projekti i tregut të përbashkët ekonomik do të ishte një hap vendimtar për të ecur përpara drejt një synimi të përbashkët.

*Dërguar nga autori, i cili është ligjërues në Institutin për Studime Politike dhe Evropiane, ISPE

KOMENTE