English

Qëllohet me armë banesa e aktorit Mevlan Shanaj

Pogradec, 1 korrik, NOA – Aktori dhe regjizori i njohur Mevlan Shanaj është përfshirë në një konflikt në rrethin e Pogradecit. Raportohet se një person ka qëlluar në drejtim të banesës së Shanajt, në fshatin Tushemisht mbrëmjen e djeshme.

Autori i incidentit është Adrian Hoxhallari, banues në komunën Buçimas. Mësohet se në bazë të konfliktit ka qenë një çështje pronësie me aktorit dhe Hoxhallarit.

Policia ka shpallur në kërkim autorin që qëlloi me armë dhe pritet të zbardh të gjitha detajet. Nuk dihet nëse vet Shanaj ka qenë në banesë në momentet që është qëlluar me armë.

a.k/NOA (Vijon...)

KOMENTE