Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
WikiLeaks: Thaçi, frikë nga ndikimi i Berishës në Kosovë
English

WikiLeaks: Thaçi, frikë nga ndikimi i Berishës në Kosovë

Prishtinë, 11 korrik, NOA - Vizita dhe ndikimi i politik i Sali Berishës në Kosovë, e kishin brengosur kryeministrit Hashim Thaçi, verën e vitit 2009, pak muaj para zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit. Në një bisedë private zyrtarë të Ambasadës amerikane në Prishtinë, më 13 gusht 2009, Thaçi ishte shprehur i brengosur nga “përzierja në politikën e Kosovës” që sipas tij bën kryeministri i Shqipërisë. Kështu thuhet në një kabllo ende të pabotuar diplomatike, pjesë e dosjes së WikiLeaksit, që është dërguar nga Ambasada amerikane në State Departament, dhe një kopje të së cilës e posedon “Koha Ditore”.

“Në një bisedë private menjëherë pas takimit, Thaçi i tha të ngarkuarit me punë se ishte i brengosur nga përzierja e kryeministrit Sali Berisha në politikën e Kosovës”, thuhet në kabllo, që flet për takimin e Thaçit me të ngarkuarin me punë në Ambasadë, Michael Murphy.

Takimi i Thaçit me zyrtarin amerikan kishte ndodhur disa ditë pas pritjes që Sali Berisha i kishte bërë Ramush Haradinajt, në Tiranë, me të cilin nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi mes Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Sipas kabllos diplomatike, Thaçi kishte përmendur se Berisha planifikon një vizitë në Prishtinë për vjeshtë të atij viti, dhe shtoi se “ai do ta mirëpriste një vizitë nga Berisha në Kosovë për të diskutuar marrëdhëniet bilaterale, por nuk kishte dëshirë ta shihte atë duke bërë fushatë në Kosovë për LDK-në, apo për opozitën e AAK-së”.

Asokohe, PDK-ja e Thaçit ishte në koalicion qeverisës me LDK-në, derisa AAK-ja ishte në opozitë, sikur edhe sot.

Për më tepër, Thaçi kishte ishte shprehur se përzierja nga Shqipëria në politikën kosovare paraqiste “kërcënim” për Kosovën, ndërsa ka kërkuar ndërhyrje amerikane te Berisha, duke theksuar se “Kosova është një shtet i pavarur, dhe jo krahinë e Shqipërisë”.

“Thaçi tha se përfshirja shqiptare në politikën në Kosovë paraqet një kërcënim për Kosovën dhe kërkoi nga Ambasada që të kundërshtojë një përfshirje të tillë”, thuhet në kabllon diplomatike. “Ai po ashtu kërkoi nga Qeveria e SHBA-së që, përmes Ambasadës në Tiranë, të peshojë me Berishën dhe të kërkojë nga ai të përmbahet nga deklarimet apo veprimet që ngritin frikë në rajon nga panshqiptarizmi”.

Në komentet që përmbyllin kabllon diplomatike, i ngarkuari me punë Murphy shton se “pajtohet që përfshirja e politikanëve nga Republika e Shqipërisë (dhe nga Kosova) në garat jashtë vendeve të tyre është problematike dhe nuk ndihmon”.

“Edhe pse dyshojmë që nëse Berisha do të përqafonte PDK-në, Thaçi do të kishte më pak brenga për kërcënimin nga politika panshqiptare për Kosovën dhe rajonin, ne po ashtu besojmë se do të mund të ishte e dobishme t’i përkujtojmë bashkëbiseduesit tanë në rajon për dëmin potencial që manovrat e tyre afatshkurta politike mund të kenë në interesat tona afatgjata të përbashkëta”, thuhet në komentet në fund të kabllos diplomatike.

Sali Berisha e vizitoi Kosovën dy muaj më vonë, më 6 tetor 2009, u prit nga kryeministri Thaçi, dhe gjatë qëndrimit tha se bashkimi kombëtar i shqiptarëve do të ndodhë në Evropë.

“Sot ideali kombëtar i shqiptarëve është ideali evropian. Po sepse ne aty kemi përcaktuar të ardhmen tonë dhe të shkëlqyer. Ne nuk dimë ndonjë të ardhme më të ndritur sesa integrimi në Evropë”, ka thënë Berisha gjatë vizitës së tij. Vetë kablloja e 13 gushtit është raport që flet për takimin mes Thaçit dhe të ngarkuarit me punë, Murphy, temë kryesore e të cilit ishin zhvillimet aktuale të asaj kohe në Kosovë, prej decentralizimit deri tek përgatitjet për zgjedhjet lokale të nëntorit 2009.

Sipas kabllos, në takim kryeministri Thaçi kishte “shprehur dëshirën e tij për bashkëpunim të vazhdueshëm me Ambasadën” dhe “është zotuar se nuk do të marrë asnjë vendim të rëndësishëm politik pa konsultime paraprake”.

Në anën tjetër, i ngarkuari Murphy thuhet të ketë theksuar se SHBA-ja ndanë prioritetet strategjike të Kosovës – ndërtimin e saj si një demokraci tolerante, prosperuese dhe multietnike. Ambasada e SHBA-së në Prishtinë nuk ka komentuar këtë pjesë të dosjes së WikiLeaks-it.

“Departamenti i Shtetit nuk komenton lidhur me materiale të supozuara, përfshirë dokumente të klasifikuara që mund të kenë rrjedhur”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së SHBA-së, dërguar gazetës nëpërmjet zyrës së saj për informim.

Gazeta nuk ka arritur të sigurojë edhe qëndrimin e Qeverisë së Kosovës. Në mungesë të një zëdhënësi të Qeverisë, gazeta ka provuar disa herë të kontaktojë me zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi, por ai nuk u është përgjigjur thirrjeve.

NOA/Koha Ditore

KOMENTE