English

Zbulimi, Hitleri urdhëroi prodhimin e kukullave seksi për ushtarët

Londër, 11 korrik, NOA – Sëmundjet seksuale nuk janë problem vetëm në kohë paqeje, por edhe në kohë lufte. Studimet historike të dokumenteve të Gjermanisë, kanë nxjerrë në pah një projekt të ushtrisë së Hitlerit, për të ndaluar infektimin e ushtarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore më sëmundje seksuale.

Plani i cili ishte firmosur nga Hitleri, synonte që të ndaloheshin marrëdhëniet seksuale të ushtarakëve me prostituta, duke i zëvendësuar këto të fundit me “kukulla seksi”.

Kreu i armatës Gjermane në Francë i shkruante Hitlerit në vitin 1941, se “rreziku më i madh për ushtrinë është nga prostitutat dhe sëmundjet”.

Siç shkruan gazeta “The Sun”, vet Hitleri ka miratuar planin për prodhimin e kukullave, sipas modelit gjerman; bionde dhe me sy blu. Kukulla prej gome do të mund të mbahej në çantën e shpinës së çdo ushtari.

Disa kompani arritën të bëheshin pjesë e ekspertimit. Sipas gazetës angleze edhe kukulla më e njohur në botë Barbi duket se e merr frymëzimin nga “pajisjet” që përdorën gjermanët.

a.k/NOA

KOMENTE