Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Charlene dhe Alberto muaj mjalti të ndarë, puthja e sforcuar mes tyre (Foto)
English

Charlene dhe Alberto muaj mjalti të ndarë, puthja e sforcuar mes tyre (Foto)

E martë, 12 korrik 2011, NOA- Muaji i Mjaltit në Afrikën e Jugut, mendohet se duhet të bindte nusen e re Charlene se martesa e saj me Princin Alberto të Monakos do të funksiononte.

Sipas “The Sun” Alberto dhe Charlene flinin në 16 kilometra distancë, ndryshe nga çfarë pritej pas kësaj martese.

Muaji i mjaltit, "të ndarë në shtëpi", me siguri nuk ishte planifikuar nga Alberto i cili kishte rezervuar një suite prej 4 mijë dollarësh vetëm për një natë në hotelin Oyster Box në Durban, idealja për të kaluar një muaji mjalti të paharrueshëm me të shoqen e tij. Që Charlene nuk do e harrojë muajin e mjaltit kjo është e sigurt, por jo prej hotelit.

Tabloidi britanik thotë se ajo u zhvendos në një suitë të po atij hoteli, ndërkohë që Alberto ka qëndruar në hotel Hilton në Durban. Një gazetë e Afrikës së Jugut shkruan: “Duhet të ishte një muaj mjalti si në përrallë, por princesha flinte vetëm 16 kilometra larg princit të saj”.

Mendohet se shkak i këtij problemi mes çiftit të kenë qenë zërat për një fëmijë të ri të jashtëligjshëm nga ana e princit, vetëm 18 muajsh, i cili mendohet të ketë lindur gjatë kohës që ai ishte i fejuar me Charlene. Për të zhdukur çdo dyshim Alberto do t'i nënshtrohej testit të ADN-së ...por fatkeqësisht rezultatet nuk ishin ato që priteshin.

Zhgënjimi i Charlene nuk ka kaluar pa u vënë re nga fotografët gjatë një vizite të çiftit te Presidenti Zuma, ku është vënë re edhe një puthje e sforcuar mes të dyve.

Fytyra e trishtuar e notares afrikane, lë të imagjinosh pjesën tjetër, pa llogaritur faktin që princesha shkoi vetëm në takim, ashtu si dhe shkoi vetëm në vizitën e Kryepeshkopit Desmond Tutu, i vlerësuar me çmimin Nobel për paqen.

Një muaj mjalti i nisur nën zëra të këqij, përfundoi edhe më keq nga sa mund të imagjinohej, i ndërprerë papritmas “për çështje urgjente në Monako”.

a.y/NOA

KOMENTE