Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vonohet Qeveria e re, po skadojnë afatet
English

Vonohet Qeveria e re, po skadojnë afatet

Shkup, 12 korrik 2011, NOA - Data e 17 korrikut është afati përfundimtar për formimin dhe shpalljen e koalicionit të ri qeveritar të Maqedonisë nga kryeministri Nikolla Gruevski. Deri në fund të javës pritet të shpallet marrëveshja e koalicionit.

Negociatat për Qeverinë e re të nisura nga VMRO-DPMNE dhe BDI që prej 28 qershorit nuk janë finalizuar ende, ndërsa vijimi i tyre dhe nënshkrimi i ndonjë marrëveshjeje paraprake nuk është bërë publik për mediat dhe opinionin.

Ndarja e disa drejtorive dhe synimi i partisë shqiptare për të drejtuar dy drejtori nga ato më të rëndësishmet siç janë: Drejtoria e Sigurimit Publik dhe Drejtoria e Sigurimit dhe Kundërzbulimit të MPB-së si dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) dhe Drejtoria e Doganave; ka bërë që të ketë ngecje dhe mosmarrëveshje për të finalizuar procesin e shpalljes së Qeverisë.

Deri në fund të javës pritet të shpallet marrëveshja e koalicionit, ku BDI kërkon gjithashtu afate rreth përmbushjes së detyrimeve të saj, që janë ligji për gjuhën shqipe, statusi i UÇK-së, zhbllokimi i proceseve eurointegruese me zgjidhjen e emrit si dhe çështje tjera.

Por, nga ana tjetër, jozyrtarisht, VMRO-DPMNE parimisht është pajtuar për të përmbushur disa nga detyrimet, mirëpo pa afate të kushtëzuara dhe pa nënshkruar ndonjë marrëveshje liderësh midis Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit.

Deri tani partitë e koalicionit kanë përfunduar me ndarjen e posteve ministrore dhe posteve tjera, ku BDI do të udhëheqë me dy zëvendëskryeministra në Qeveri (zëvendëskryeministri për Marrëveshjen e Ohrit dhe ai për Eurointegrime) si dhe pesë ministri: Mbrojtje, Drejtësi, Ekonomi, Pushteti Lokal, Ambienti Jetësor,etj.

Dy partitë nuk kanë zyrtarizuar ende asnjë kandidaturë për udhëheqjen e posteve ministrore, ndërsa tërë procesi i negociatave ka kaluar në heshtje dhe larg vëmendjes së opinionit publik.

INA/NOA

KOMENTE