English

E trishta Charlene, edhe divorci me kushte, kontratë për të pasur fëmijë

E mërkurë, 13 korrik 2011, NOA- Një trashëgimtar i ligjshëm për fronin e Monarkisë, vetëm atëherë Charlene Wittstock mund të divorcohet nga Princi Alberto i Monakos.

Është ky pakti sekret i martesës mbretërore sipas gazetës së Afrikës së Jugut, “Indipendent Online”.

Një përrallë e cila po shndërrohet shumë shpejt në një makth për notaren e re, e shfaqur më e trishtuar se kurrë gjatë muajit të mjaltit.

Fillimisht fëmijët e jashtëligjshëm, më vonë ndarja në hotele të ndryshme gjatë muajit të mjaltit, ndrysa tani kontrata martesore.

Përralla mbretërore po kthehet në një kafaz, pre e të cilit ka rënë e trishta Charlene.

“Menjëherë pasi të jetë siguruar vazhdimësia e fronit, dy të sapomartuarit mund ti rikthehen lirisë. Divorci, është nj traditë e familjes Grimaldi’, shkruhet në gazetën e Afrikës së Jugut.

Mjafton të kujtosh motrat e Princit Alberto, Carolina e divorcuar nga Philippe Junot, burri i parë, Stephanie e divorcuar nga Daniel Ducruet e më pas nga artisti Adans Lopez Peres dhe mes këtyre martesave një vajzë e paligjshme jashtë të dyja martesave.

Në fakt përralla e thyer pa nisur mirë po thyhet dalëngadalë për princeshën Charlene e cila shfaqet gjithmonë e trishtuar dhe melankolike në të gjitha shkeljet e aparateve fotografikë.

a.y/NOA

KOMENTE