English

I vjedh varësen 62 vjeçares, kapet hajduti Korçar

Korçë, 13 korrik 2011, NOA- Një 39 vjeçar nga qyteti i Korçës u arrestua nga policia e këtij qyteti në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Mësohet se i ndaluari është identifikuar si Daniel Nako dhe se ndonëse më parë ka qenë i ndaluar për “Mos kallëzim të krimit”, këtë herë ai është prangosur për “Vjedhje”.

Mësohet se 39 vjeçari nga Korça mbrëmjen e djeshme në lagjen nr 9 të këtij qyteti, ka vjedhur varësen e qafës së shtetases R.Dermyshi 62 vjeçe banues po në Korçë.

Falë ndërhyrjes së policisë autori i kësaj ngjarje nuk ka mundur ti shpëtojë drejtësisë për një kohë të gjatë. a.y/NOA

KOMENTE