Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ka lindur vajza e David Beckham
English

Ka lindur vajza e David Beckham

Los Anxhelos, 13 Korrik NOA - “Jam tepër krenar dhe shumë i gëzuar që po njoftoj lindjen e vajzës sonë Harper Seven Beckham”, - ka shkruar ish-kapiteni i përfaqësueses angleze, David Beckham, në faqen e tij të Facebook.

Bashkëshortja, ish-pjesëtarja e Spice Girls Victoria, ka sjellë në jetë ditën e djeshme vogëlushen, femrën e parë pas tre meshkujve, në spitalin e Cedars Sinai në Los Angeles.

Vajza peshon 3,45 kilogramë.

“Brooklyn, Romeo dhe Cruz (tre fëmijët e çiftit) janë tepër të lumtur për ti dhënë mirëseardhjen motrës së tyre”, - bëri të ditur zëdhënësi i çiftit në një komunikatë.

Një mik i çiftit ka shpjeguar për Daily Mail: “Harper është një emër i vjetër anglez që gjithmonë i ka pëlqyer Victorias. Seven (shtatë) është një numër tepër fatsjellës dhe vajza ka lindur pikërisht rrotull kësaj ore”. David Beckham, 35 vjeç, dhe Victoria, 36 vjeç, janë martuar në 1999 dhe jetojnë në Los Anxhelos, ku Beckham luan për skuadrën e Los Anxhelos Galaxy.

r.b/NOA

KOMENTE