Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia e Nju Jorkut prangos 37 anëtarë të një bande droge shqiptarësh
English

Policia e Nju Jorkut prangos 37 anëtarë të një bande droge shqiptarësh

Nju Jork, 13 korrik, NOA – Administrata e Anti-Drogës në Nju Jork, në koordinim me struktura të tjera policore amerikane, organizoi sot një sulm të gjerë, ndaj anëtarëve të dyshuar të trafikut të drogës, të së ashtuquajturës “një unazë e drejtuar nga mafia shqiptare në Nju Jork”.

Ngjarja është konfirmuar nga mediat amerikane, posaçërisht nga “New York Post”, sipas të cilit, ky sulm është koordinuar gjithashtu edhe me një operacion jashtë shtetit të Nju Jorkut.

Mediat citojnë zyrtarët e policisë, të pohojnë se kanë mundur të vënë në pranga plot 37 persona, që të gjithë të dyshuar si anëtarë dhe bashkëpunëtorë të një bande shqiptarësh, e përbërë nga klane familjare, si edhe përfshirjen në të të disa qindra bashkëpunëtorëve dhe klientëve të shtrirë në tre kontinente.

Midis veprimtarive të tjera të paligjshme, që kjo bandë ushtronte, prokurorët federalë thonë se ajo merrej edhe me organizimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, i cili kalonte kontrabandë sasi të mëdha të marijuanës, nga Kanadaja në New York City.

Ndërkaq, mësohet se ekstazia ishte sjellë nga Hollanda dhe Kanadaja, ndërkohë që kokaina ishte transportuar nga Meksika, Kolumbia, Venezuela dhe Peruja.

Gjithashtu, organizata merrej edhe me trafikimin në sasi të konsiderueshme të pilulave, vrasëse kundër dhimbjeve etj.

Zyrtarët pohuan gjithashtu se organizata ishte e specializuar për dërgimin e drogës jashtë vendit, apo ruajtjen e sasive të mëdha të kokainës në SHBA nga anijet që vinin përtej Atlantikut, duke kaluar në Mesdhe, në Shqipëri dhe gjetkë në Evropë.

Arrestimet janë bërë në Bronx, Brooklyn, Manhattan, Queens dhe Long Island, si dhe në Uestchester, Putnam, Rockland, Orange dhe qarqet shqiptareNew York. Ndërkaq, zyrtarët thanë se mafiozë të tjerë të dyshuar të organizatës ishin shkatërruar në New Jersey, Florida, Colorado dhe Shqipëri.

n.e/NOA

KOMENTE