English

Qipriotët e Nicosia mundin Skënderbeun në fushën korçare

Korçë, 13 Korrik 2011 NOA/ Alba Filipi – Ekipi korçar ka humbur në fushën e tij, me rezultatin 2 me 0 pasi qipriotit i vunë syrin disa herë portës së Skënderbeut duke shënuar dy herë me radhë.

Në turin e dytë eliminator të vlefshëm për Champions League, stadiumi “Skënderbeu” në Korçë nuk arriti të ngrejë peshë nga gëzimi tifozët e ekipit që mban të njëjtin emër me këtë stadium, pasi shënuesit e vetëm ishin ata qipriotë të Apoel Nicosia, përkatësisht Morais në 52’ dhe Manduca 56’.

Në këtë ndeshje u dhanë dy kartonë të verdhë, për Orelesi dhe Satsias. Gjyqtar i ndeshjes ishte nga Sllovakia, Jan Valashek.

Në këtë mënyrë, Skënderbeu nuk ka më asnjë farë interesi për turin e tretë eliminator të Champions League e sigurisht as për ndeshjen e kthimit që zhvillohet në fushën qipriote.

Më herët, trajneri i Skënderbeut, Shpëtim Duro, e kishte pranuar se ishte ekipi qipriot, favorit për të shkuar më tej në CHampions League.

Përbërja e ekipeve dhe zëvendësimet e kryera gjatë ndeshjes:

Skënderbeu: Shehi, Arapi, Robles (Radas 46’),Vrapi, Orelesi, Shkëmbi, Muzaka, Allmuça (Ribiero 67’), Bicaj, Dos Santos, Bratiç (Biskup 85’). Trajner: Sh. Duro

Apoel Nicosia: Chiotis, Jorges, Poursaitides, Solari, Charalambides (Aleksandru 86’), Manduca (Santsias 81’), Pinto, Kontis, Morais, Marsinjo (Ardinjo), Boaventura. Trajner: I. Jovanoviç

a.f/NOA

KOMENTE