Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Robert Cooper: Bisedimet, Stefanoviç dhe Tahiri ishin negociatorë të ashpër
English

Robert Cooper: Bisedimet, Stefanoviç dhe Tahiri ishin negociatorë të ashpër

Londër, 13 korrik, NOA - "Unë ngulmoj se marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës do arrihet në çdo çështje. Zbatimi i secilës marrëveshje do të mbikëqyret nga një grup prej tre partish i kryesuar nga Bashkimi Evropian”. Kështu është shprehur, Robert Cooper, ndërmjetësi i BE-së në negociatat për Kosovën, në një intervistë për median serbe “Blic”. Diplomati me përvojë në kabinetin e Catherine Ashton, përfaqësueses së Lartë të BE-së për Sigurinë dhe Çështje të Jashtme, ka qenë intensivisht i angazhuar në çështje që kanë të bëjnë me Serbinë që nga momenti i krizës së shkaktuar nga paraqitja e rezolutës për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB.

A ka ndonjë zgjidhje deri më tani, për të cilën është rënë dakord në lidhje me lirinë e lëvizjes apo certifikatat e lindjes? - Disa nga çështjet janë të një rëndësie të veçantë dhe janë specifike për njërën palë. Beogradi është shumë i interesuar në trashëgiminë fetare dhe kulturore, ndërsa Prishtina për shembull, është e interesuar për vulën e doganës, pasi ajo nuk mund të eksportojë ndonjë gjë në Serbi ose nëpërmjet Serbisë.

Nga ana tjetër, Serbia është duke eksportuar me anë të kufirit me Kosovën, në linjë administrative, mallra me vlerë 250 miliona euro. Secila nga palët ka sfera specifike të interesit. Megjithatë, interesi i përgjithshëm i të dyja palëve është stabiliteti në rajon dhe sundimi i ligjit.

Sa e vështirë ishte që të silleshin më afër qëndrimet e negociatorëve?

- Ju mund të konkludoni se sa të vështira kanë qenë negociatat nga fakti se ato kanë vazhduar për disa muaj tashmë dhe rezultatet e para kanë filluar të shfaqen. Ka ende shumë punë për t'u bërë. Më duhet të përgëzoj Borko Stefanoviç dhe Edita Tahirin, sepse ata dukeshin negociatorë shumë të ashpër. Një vështirësi e madhe është se të dy palët janë duke qëndruar në mënyrë të vendosur në pozicionet e përcaktuara dhe të pranuara gjatë kohës si të sakta, si nga ana e Beogradit, edhe e Prishtinës.

Çfarë është përshtypja juaj, se negociatorët ishin të ashpër?

- Ata kanë qëndrime të ndryshme dhe secili prej tyre është i vështirë në mënyrën e vet. Në fund të ditës, ndoshta do të jetë negociatori më i vështirë që do të insistojë se marrëveshja është arritur për të gjitha çështjet.

A prisni që të arrihen marrëveshje më të lehta në të ardhmen? - Po. Gjëja më e rëndësishme është se ne kemi thyer akullin. Ende çdo temë është problematike në një mënyrë të veçantë, por është mirë që disa marrëveshje janë arritur. Në Angli, ne themi se fillim i mirë do të thotë se gjysma e punës dhe kjo është bërë tashmë.

Çfarë do garantojë që palët të jenë në mënyrë rigoroze në përputhje me marrëveshjet?

- Për çdo marrëveshje të arritur, do të ketë një grup trepalësh i cili do ta mbikëqyrë zbatimin e saj. BE-ja do të jetë udhëheqëse e atyre grupeve. Në rast problemi, grupi do ta sjellë këtë çështje përsëri në tryezën e bisedimeve. Unë nuk kam asnjë dyshim se do të ketë probleme të vogla, por unë nuk jam duke pritur ndonjë nga ato serioze. Të dyja palët janë të përkushtuara për të gjetur zgjidhje. Gjatë një periudhe më të gjatë, në BE do të jetë e angazhuar për Serbinë dhe Kosovën, e Komisioni Evropian do të dërgojë raporte të rregullta mbi progresin e bërë. Megjithatë, garantuesi më i mirë i suksesit nuk duhet të jetë në BE, por vetë palët negociuese. Të dyja palët kanë interesa për të fituar kredibilitet në Evropë, rajon dhe marrëdhëniet dypalëshe.

A arritët marrëveshje, apo janë ende për t'u arritur, ato që përcaktojnë statusin e Kosovës?

- Marrëveshjet e tashme, por edhe të ardhshme as ndikojnë dhe as do të ndikojnë në statusin e Kosovës. Prishtina mban pozicionin e saj, ashtu siç dhe Beogradi mban pozicionin e tij.

Përshtati: n.e/NOA (Marrë nga “Blic”)

KOMENTE