English

Vjedh farmacinë, i grabit farmacistes xhiron e ditës

Prizren, 13 korrik 2011, NOA- Një farmaci dhe shitësja e saj kanë rënë pre e një sulmi të një grabitësi në qytetin e Prizrenit.

Ka qenë farmacistja ajo e cila ka raportuar se gjatë kohës që ka qenë në vendin e saj të punës ka hyrë një mashkull i panjohur i cili ka qenë i pajisur me një thikë me të cilën ka kërcënuar edhe denoncuesen.

Pas kësaj po nën kërcënimin e thikës ai ka grabitur nga arka para kesh rreth 160 euro e cila ishte edhe xhirua e ditës, ndërsa me pas është larguar në drejtim të panjohur. Pas dëshmisë së marrë nga ana policisë nisi menjëherë puna për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.

a.y/NOA

KOMENTE