Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë, në pranga dy shpërndarës droge
English

Vlorë, në pranga dy shpërndarës droge

Vlorë, 13 korrik 2011, NOA – Dy shpërndarës droge janë prangosur mbrëmë pas mesnate në qytetin e Vlorës. Ishin efektivët e seksionit të luftës kundër narkotikëve që në orën 01.00 të së mërkurës, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Rinia”.

Gjatë operacionit u arrestuan 20-vjeçari Adriatik Misto Lutaj, dhe 23-vjeçari Rikelv Apostol Alimuçi, vjeç 23, që të dy banues në lagjen “10 Korriku” të qytetit.

Operacioni policor nisi pasi falë informacioneve në rrugë operative policia kish mësuar se Adriatik Lutaj shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Vlorës.

Policia e ndaloi Adriatik Lutajn në orën 18.00 në lagjen “Isa Boletini” dhe pas kontrollit fizik i gjeti një pako me pluhur e dyshuar si heroinë.

Pakoja peshonte gjysmë kg, dhe policia hodhi dyshime se ajo ishte blerë te shtetasi Rikelv Alimuçi.

Duke vijuar pistën e hetimit, policia ushtroi kontroll në banesën e Rikelv Alimuçit ku sekuestroi 4.4 gr lëndë narkotike e dyshuar si Hashash si dhe 2.1 gr pluhur i bardhë i dyshuar si Kokainë.

Sasia e drogës u sekuestrua si provë materiale bashkë me tre aparate telefonikë celularë.

Dy të arrestuarit do të procedohen me akuzën për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

mit/NOA

KOMENTE