Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
270 kg drogë që vinin nga Vlora, arrestohet shoferi shqiptar
English

270 kg drogë që vinin nga Vlora, arrestohet shoferi shqiptar

Brindizi, 14 korrik 2011 NOA - 270 kilogramë, mariuanë u konfiskuan nga Policia e Brindizit. Policia i ka vënë prangat një shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.

Droga, e ndarë në disa dhjetra pako u gjend nga autoritetet e kontrollit në një automjet brenda anijes “Shpirti i Jonit”. Anija kishte mbërritur në Brindizi, i nisur më herët nga qyteti i Vlorës. Mariuana ishte fshehur në brendësi të qosheve më të thella të makinës. Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit, një person me kombësi shqiptare. Ai u dërgua në burgun e Brindisit nga ku do të vijojë ndjekja penale me akuzën për trafik ndërkombëtar të drogës.

a.q/NOA

KOMENTE