English

Ish kreu i bashkisë Patos kalon me LSI, Meli: Në PS fiton Prifti dhe çimkat e tij

Patos, 14 korrik 2011 NOA - Ish kryetari i bashkisë së Patosit, Bardhi Meli bashkohet me LSI-në.

një intervistë televizive Meli ka shpjeguar publikisht vendimin e tij për tu larguar nga Partia socialiste.

“Sot, Partia Socialiste është pushtuar nga manipulimi i proceseve politike brenda saj, injorimi dhe mospërfillja e strukturave të saj politike. Në të mungon transparenca, debatet dhe vendimarrja e strukturave të partisë, mungon gara e ndershme në çdo nivel strukturor brenda dhe jashtë partisë”, ka deklaruar ish kryetari i bashkisë së Patosit.

Sipas tij fenomeni korruptiv në shitjen e të drejtave të kandidimit për drejtuesit vendorë dhe anëtarëve të këshillave bashkiake në PS është kthyer në normë autokratike, që buron nga qendra misterioze e PS.

“Njerez pa identitet dhe pa asnjë lloj kontributi politik në strukturat e PS, u përzgjodhën si kandidatë për kryetarë komunash dhe bashkish si dhe në listat e këshilltarëve, duke përjashtuar militantët politikë dhe aktivistët e saj. Në PS, interesat e qytetarëve dhe anëtarëve janë gjëja e fundit qe mendon udhëheqja e saj”, ka pohuar Meli duke shtuar se do rifillojë angazhimin në LSI për të rritur, zgjeruar dhe forcuar këtë forcë politike.

a.q/NOA

KOMENTE