English

Policia prangos njërin prej grabitësve me maskë në Patos

Patos, 14 korrik 2011, NOA- (Update) Lidhur me ngjarjen e ndodhur paraditen e sotme në Patos, ku u grabit një familje e këtij qyteti dhe u kërcënua kryefamiljari i saj, është identifikuar dhe kapur njëri nga autorët e kësaj ngjarje.

Pas informacioneve të marra dhe dëshmisë së të dëmtuarit policia e Fierit pas punës intensive brenda pak orësh bëri të mundur identifikimin dhe kapjen e njërit prej autorëve të kësaj ngjarje, i identifikuar si shtetasi me iniciale D.XH, banues po në Patos.

Sipas policisë, i ndaluari dyshohet se në bashkëpunim me një person tjetër ka hyrë i maskuar, në banesën e bashkëqytetarit me iniciale J.D në lagjen “1 Maj” të qytetit të Patosit, dhe nëpërmjet ushtrimit të dhunës dhe nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një çantë në të cilën ndodhej shuma prej 300.000 lekësh si dhe sende të tjera.

Ndërkaq të ndaluarit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë luftarake gjurmëlënëse dhe një maske.

Ndërkaq po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit të dytë, i cili në bashkëpunim me të ndaluarin dhunuan bashkëqytetarin dhe vodhën prej aty nën kërcënimin e armës nj shumë të konsiderueshme parash.

a.y/NOA

KOMENTE