Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rebelimi i Malajt: PS të shkojë në Kuvend, po rrezikohet integrimi
English

Rebelimi i Malajt: PS të shkojë në Kuvend, po rrezikohet integrimi

Shkodër, 14 korrik 2011 NOA – Deputeti i Partisë Socialiste Arben Malaj paralajmëron partia ku ai bën pjesë së vendi po rrezikon integrimin e për këtë arsye deputetët duhet të jenë në Kuvend. Gjatë një takimi me studentë të universitetit të Shkodrës, Malaj ndau me pjesëmarrësit idetë e tij mbi “Modernizimin e partive politike”. “Shqipëria në krizë që prej 2009 dhe përkeqësua në 2011. Sistemi ka forcuar pozitat e kryetarëve. Nuk kemi model pozitiv te asnjë parti, ndaj duhet të shmangim pushtetin absolut. Partia Socialiste ka mundësi të krijojë një model”,- u shpreh Malaj.

“Jam këtu me ju për të marre nga ju mendimet më te vyera të rinisë shkodrane e për t’i përcjellë ato në mbledhjet e partisë ku do te marrin formë edhe ndryshimet statutore. Opinioni publik duhet të ndjehet pjesë integrale e politikbërjes duke shfaqur në këtë mënyrë një interes të shtuar ndaj aktivitetit dhe forcave politike në vend. Partitë politike duhet të modernizohen si parakusht për të modernizuar të ardhmen tonë të perbashkët duke menduar kështu për brezat që vijne”,- u tha ai studentëve.

Zyra e shtypit e deputetit bën me dije se Malaj do të vijojë takimet bashkëbiseduese edhe në qytete të tjera të vendit rreth këtyre çështjeve me të rinj, përfaqesues të shoqërisë cilvile dhe grupeve të interesit. për të bashkëbiseduar e për të dëgjuar mendimet e tyre.

a.q/NOA

KOMENTE