English

Clooney në Venecia me një vajzë të re

Venecia, 15 Korrik NOA - Do të shihemi në Venecia: un do të jem ai me smoking në shoqërinë e një vajze të re”: ndërsa Elisabetta Canalis është duke u fotografuar në xhiro së bashku me partnerin e saj të ri, pas ndarjes me Clooney.

Bukuroshi George, faktikisht nuk ka ndenjur në vend dhe në një intervistë për të përditshmen La Repubblica, ka njoftuar, mes seriozes dhe ironikes, një fejesë të re të tijën.

Clooney, një 50 vjeçar i “freskët”, do të jetë në Lido gjatë mbrëmjes së hapjes së “Mostra del Cinema”, ku do të prezantojë filmin e tij të ri “Le idi di marzo”.

Pyetjes se çfarë ka ndodhur me Elisabetta Canalis?, aktori amerikan i është përgjigjur: “Jo, ju lutem jo. Me vjen shumë keq, no comment. Po bëhem dhe un si politikanët... Dhe askush nuk mund ta evitojë më mirë se unë këtë argument”.

r.b/NOA

KOMENTE