English

FBI heton dyshimet për përgjime të familjeve të viktimave të 11 shatorit

SHBA, 15 korrik, NOA - FBI ka nisur hetimet në lidhje me pretendimet se News Corporation e Rupert Mërdokut është munduar të përgjojë telefonat e viktimave të sulmeve të 11 shtatorit 2001 në SHBA.

Lëvizja vjen pasi që një gazetë britanike raportoi të hënën se gazetarët e "News of the World" i kanë ofruar para zyrtarëve policorë të Nju Jorkut për të siguruar regjistrimet e telefonave të viktimave të sulmeve terroriste.

Mërdok në javën e kaluar mbylli tabloidin më të shitur në Britani "News of the world," në mes të pretendimeve se gazetarët në mënyrë ilegale iu kishin qasur mesazheve të mijëra njerëzve që nga fëmijët e vrarë e deri viktimave të luftës në Britani.

Mërdok së bashku me të birin e tij janë pajtuar që të paraqiten në javën e ardhshme para një komisioni parlamentar të Britanisë në lidhje me skandalin e përgjimit të telefonave.

NOA/RFE

KOMENTE