Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hoxhaj: Njohja e pavarësisë nga Egjipti, përmbyllje e ciklit të miqësisë historike
English

Hoxhaj: Njohja e pavarësisë nga Egjipti, përmbyllje e ciklit të miqësisë historike

Prishtinë, 15 korrik 2011, NOA- Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë ditës së sotme priti në një takim një delegacion të shoqërisë civile dhe mediave egjiptiane.

Gjatë takimit, ministri Hoxhaj informoi gazetarët për reformat e brendshme dhe rëndësinë e fuqizimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Më tej ai tha se marrëdhëniet mes popullit të Kosovës dhe atij të Egjiptit kanë qenë tradicionalisht të mira. “Prandaj njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Egjiptit do të ishte një përmbyllje e ciklit të miqësisë historike mes dy popujve”, është shprehur ministri kosovar.

Ndër të tjera Hoxhaj shtoi se kultivimi i marrëdhënieve të mira mes Republikës së Kosovës dhe Egjiptit është investim në histori dhe në të ardhmen e dy shteteve.

Nga ana tjetër kryesuesi i delegacionit të shoqërisë civile dhe mediave egjiptiane, ambasadori Mohamed Fathy Rifaah El Tahatawy ka vlerësuar lartë marrëdhëniet historike mes dy popujve.

Më tej ai siguroi ministrin Hoxhaj se Egjipti shumë shpejt do të marrë vendimin për njohjen e Republikës së Kosovës. “Njohja e Kosovës nga Egjiptit do të vij në një moment të rëndësishëm për Republikën e Kosovës që do ta arsyetojë tërë vonesën e deritashme”, ka paralajmëruar ai.

a.y/NOA

KOMENTE