English

Tentoi të vidhte makinën, kapet në flagrancë 25-vjeçari

Mallakastër, 15 korrik, NOA – Policia e Mallakastrës ka arritur të arrestojë dje një person, i cili ka tentuar të grabisë një automjet. Qytetari i arrestuar është, Viri Shakaj, 25 vjeç, banues në fshatin Vranisht të qytetit të Vlorës.

Shakaj është kapur nga forcat e policisë teksa ka qenë duke vjedhur një makinë në qytetin e Ballshit.

Ai ka tentuar të grabisë një automjet “Benz” model 250. Ndërkohë që Shakj është i njohur nga organet e drejtësisë për shkak të precedentëve penal. Ai është dënuar më parë për veprat penale, të dezertimit nga ushtria dhe falsifikim te dokumenteve zyrtare.

a.k/NOA

KOMENTE