English

Korçë, gjendet i vetëvarur kryefamiljari

Korçë, 16 korrik 2011, NOA- Një 65 vjeçar nga një fshat i Korçës është gjetur i vetëvarur mëngjesin e sotëm në oborrin e shtëpisë së tij.

Sipas të dhënave paraprake mësohet që viktima është varur në një pemë në oborrin e shtëpisë së tij ndërsa nuk bëhet i ditur shkaku që e ka çuar të moshuarin drejt këtij akti fatal.

Sipas dëshmive të familjarëve të tij mësohet se viktima ishte i martuar dhe kishte fëmijë dhe nuk kishte dhënë asnjë shenjë për ndërmarrjen e një akti të tillë.

Mësohet se viktima ishte Ridvan Çabej dhe se vetëvarja e tij ka qenë e papritur për familjarët të cilët janë shokuar që në mëngjes pas marrjes gjetjes së trupit të pajetë të kryefamiljarit.

Ndërkaq pas sinjalizimit të rastit uniformat blu mbërritën në vendngjarje për të nisur zbardhjen e plotë të ngjarjes.

a.y/NOA

KOMENTE