Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vëllai i Paris Hilton i paguan 4.9 milion dollarë viktimës aksidentit
English

Vëllai i Paris Hilton i paguan 4.9 milion dollarë viktimës aksidentit

E shtunë, 16 korrik 2011, NOA- Telashe të reja shfaqen në horizont për familjen Hilton.

Njëri nga vëllezërit e vegjël të Paris Hilton është dënuar nga gjykata civile Kaliforniane që të paguajë 4.9 milionë dollarë një furnizuesi në një benzinato, pas përfshirjes në një aksident rrugor ndërsa ishte në timonin e makinës në gjendje të dehur.

Këtë fakt e deklaroi avokati i viktimës, pasi në shkurt të vitit 2008 Barron Hilton i kishte provokuar dëmtime të mëdha me makinë Fernando Mendoza Tellezit, një punonjësi në një pikë furnizimi me karburant në Malibu pas një nate festimesh pa kufi.

Ekspertiza nxori se 18 vjeçari ishte në gjendje të dehur dhe nën efektin e drogës ndërsa mendohet të ketë përplasur edhe nj të moshuar tjetër.

“Para aksidentit Tellez ishte një djalë i moshës 35 vjeçare me aktivitet të plotë dhe që bënte dy punë për të mbajtur familjen”, shpjegoi avokati në një deklaratë për mediat duke shtuar se pas aksidentit Tellez nuk mund të punojë dhe në pamundësi ekonomike nuk mund tu nënshtrohet as kurave.

a.y/NOA

KOMENTE