English

Whitaker: Ëndërroj një film mbi Armstrong

SHBA, 16 Korrik NOA - Është rikthyer në kinema , çmimi oskar i vitit 2007 për mbretin e fundit të Skocisë, pas një historie të gjatë televizive me serialin Criminal Minds.

Në Ischia Global, ku ka festuar 50 vjetorin e tij ditën e djeshme, ai ka folur për shumë projekte, mes të cilëve Mississippi Wild me Dakota Fanning, Mickey Rourke dhe Robert Duvall.

Më pas foli për një film tjetër si Freelancer, ku protagonistë të tjerë do të jenë Robert De Niro dhe 50 Cent, ndërsa vazhdon të qëndrojë si ëndërr e aktorit një film, mbi historinë e Louis Armstrong: “Jam tepër entuziast nga kjo histori, herët a vonë diçka e tillë do të realizohet.

r.b/NOA

KOMENTE