English

Bllokohet 4 kg heroinë në Greqi, arrestohet çifti shqiptar

Greqi, 17 korrik, NOA – Një çift shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi u është sekuestruar një sasi e konsiderueshme droge. Ccifti banonte në lagjen Virona në kryeqytetin helen. Gjatë kontrollit të policisë i është sekuestruar një sasi prej 4 kilogramë lënde narkotike e llojit heroinë.

Policia e shtetit fqinj nuk ka bërë të ditur emrat e dy personave të ndaluar. Ndërkohë që pritet dhe zbardhja e rrjetit që kishte marrë përsipër shpërndarjen e kësaj sasie droge.

Doga e llojit heroinë është gjetur në banesën e çiftit dhe sipas policisë greke, 4 kilogramët ishin parashikuar të shpërndaheshin në kryeqytetin helen.

Mediat greke raportojnë se policia po heton për implikimin e personave të tjerë në këtë ngjarje. Gjatë 24 orëve të fundit është aratuar edhe një shqiptar në Athinë, i cili u kap si bashkëpunëtor në tregtimin e 130 kg hashash.

a.k/NOA

KOMENTE