Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Juliane Assange i ri nxjerr sekretet e zotërinjve të politikës
English

Juliane Assange i ri nxjerr sekretet e zotërinjve të politikës

E diel, 17 korrik 2011, NOA- (Update) I identifikuar si Spidertruman ish-nëpunësi i zyrave të parlamentit për 15 vjet i pushuar nga puna, prej të shtunës ka hapur faqen e tij në Facebook dhe prej aty ka arritur të ketë 30 mijë miq.

Ai premton të zbulojë ditë pas dite afera dhe sekrete të zotërinjve të politikës italiane, majtas, djathtas dhe të qendrës ndoshta dhe më tepër se kaq.

Për shkak të përhapjes me shpejtësi të lajmit zotëria enigmatik ka hapur edhe një adresë tjetër në formë blogu.

Shumë foto dhe letra me kokë të fotografuara, Juliane Assange i ri deri më tani flet për afera të paligjshme, vjedhje duke shpërdoruar detyrën, udhëtime falas dhe përfitime të tjera jashtë atyre të ardhurat nga politika, por nuk jep asnjë emër.

Për sa i përket kapitullit vjedhje të rreme, sipas të zemëruarit Spidertruman janë me dhjetëra vjedhje të denoncuara, ndërsa thekson se deklarimet janë vetëm në fazën fillestare, duke premtuar se do vijë më tej me fakte konkrete.

Ky rast ka bërë jehonë në të gjitha mediat italiane, ku dikush e quan Wikileaksin e ri dhe administratorin e faqes si Juliane Assange, ndërsa të tjerë tituj thonë se ai po tregon koston e klasës politike dhe pazaret e ndyra të tyre.

a.y/NOA

KOMENTE