English

Lojtarët e Realit “shtypin” një vajzë

Kalifornia, 17 Korrik NOA - Një aventurë jo e bukur e pabesueshme ka ndodhur me një studente nga Kalifornia, e cila është shkelur nga një makinë golfi, në bordin e së cilës ishin disa lojtar të skuadrës së real Madrid.

Vajza, në një moment hutimi, ka vrapuar për të parë idhujt e tyre dhe është hedhur në mes të rrugës.

Duke dalë në këtë mënyrë të papritur, lojtarët e Realit nuk arritën dot të shmangnin këtë situatë.

Gjithçka ka ndodhur në SHBA, në rrugët që lidhin fusha të ndryshme të Universitetit Kalifornian në Los Anxhelos, ku lojtarët aktualisht janë duke zhvilluar një turne.

Fatmirësisht, vajza pësoi vetëm një të trembur të madhe nga ky incident, ndërsa lojtarët, pasi siguruan për kushtet e saj, u larguan menjëherë me të gjithë shpejtësinë.

r.b/NOA

KOMENTE