Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pas vëllait, vritet edhe këshilltari i presidentit afgan Karzai
English

Pas vëllait, vritet edhe këshilltari i presidentit afgan Karzai

Kabul, 17 korrik 2011, NOA – Pas vrasjes të martën e shkuar të vëllait të presidentit afgan Hamid Karzai, sonte është vrarë edhe këshilltari i presidentit, Jan Mohammad Khan.

Khan, ish-guvernatori i provincës së Uruzgan në Afganistan, u vra nga një grup talebanësh që arritën të mësyjnë në banesën e tij, thonë mediat e huaja.

Burime nga policia bënë me dije se edhe Khan ishte një person shumë i afërt i presidentit Karzai, dhe ai u vra në të njëjtën mënyrë si i vëllai i tij, Ahmad Walid Karzai.

Në aksionin e talebanëve mbetën të vrarë edhe dy truprojat e këshilltarit të presidentit, Jan Mohammad Khan.

mit/NOA

KOMENTE