Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Picasso zbret në Piza, 200 vepra të gjeniut kubist në Pallatin Blu
English

Picasso zbret në Piza, 200 vepra të gjeniut kubist në Pallatin Blu

E diel, 17 korrik 2011, NOA – Pas suksesit me ekspozimin e veprave të modernistit çifut franko-rusit Marc Chagall dhe surrealistit Joan Miró, në qytetin e Pizës në Itali do të mbërrijë edhe gjeniu i Kubizmit, spanjolli katalanas Pablo Picasso.

Nga 15 tetori ‘Pallati Blu’ i Pizës do të mirëpresë një ekspozitë tejet të çmuar, ku përmes 200 veprave do të zbresin 70 vite të jashtëzakonshme krijimi të artistit katalanas, më të famshmit të shekullit të 20-të, Picassos.

Ekspozita kurohet nga Claudia Beltramo Ceppi në bashkëpunim specialistë të tjerë të artit figurativ kontemporan shkruan agjencia italiane ANSA.

“Dëshiroja të isha piktor dhe u bëra Picasso”, është titulli kuptimplotë i ekspozitës, e cila do të vihet në jetë falë bashkëpunimit me Muzeun Picasso në Barcelonë, Muzeun Picasso në Malaga dhe Muzeun Picasso në Antibe.

Ekspozita e cilësuar si një nga më të rëndësishmet për Fondacionin e Pallatit Blu do të sjellë për publikun italian vepra të ndryshme të realizuara nga Picasso në teknikat e pikturës në vaj, qeramikë, vizatime dhe vepra të tjera në letër, disa vepra të famshme në teknikën e litografisë, vepra me akuarel, libra, etj.

Kuratorët thonë se disa prej veprave që do të ekspozohen janë ende të pashfaqura për publikun, mes të cilave bie në sy koleksioni privat i artistit, unik në llojin e tij, i përbërë nga 59 punime në teknikën e linoleografisë, apo e njohur si xilografi.

Këto vepra i përkasin Muzeut Picasso në Barcelonë.

Sipas specialistëve të artit figurativ këto vepra janë krijuar me një teknikë tejet të veçantë, që për Picasson ishte një shprehje par-excelence e artit të tij, ashtu sikundër ishte teknika e gouache-it shprehja numër një e artit për Marc Chagall dhe Matisse.

Picasso i pajisur me një talent dhe aftësi gjeniale për të përdorur të tëra mediumet artistike të shprehjes së artit të tij, tejkaloi traditën e pikturës perëndimore duke u konfirmuar si revolucionari i artit avanguardist dhe prototip i artit figurativ të pakuptueshëm të viteve ‘900.

Sikundër thonë historianët e artit edhe pse Picasso ishte ai që krijoi rrymën e kubizmit në artet figurative, gjeniu spanjoll prapëseprapë nuk e kushtëzoi veten nga stilet novatore në artin e pikturës, dhe këtë e arriti falë origjinalitetit që i buronte nga gjenia e artit duke vijuar kështu rrugëtimin artistik dhe eksperimental në art përgjatë tërë jetës.

Sikundër thoshte Picasso, “Variacionet në art nuk nënkuptojnë evolucion. Kur kam diçka për të thënë e them në mënyrën që më vjen më natyrshëm. Arsye të ndryshme, kërkojnë në mënyrë të patjetërsueshme mënyra të ndryshme shprehjeje në art”, thoshte artisti i madh.

Sipas Picassos kjo nuk do të thoshte as evolucion e as progres, por ishte thjesht përshtatje e idesë që kërkon dikush të shprehë, me mënyrat që atë e përcjellin më mirë.

200 veprat e papërsëritshme të artistit të madh spanjoll Pablo Picasso pritet që ta shndërrojnë Pallatin Blu të Pizës në një nga qendrat më të frekuentuara nga të gjithë, mbi të gjitha të rinjtë, të cilët do të njohin mes artit artistin e madh, njeriun dhe figurën e papërsëritshme të Picassos.

mit/NOA

KOMENTE