Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Interesat brenda politikës
English

Interesat brenda politikës

Arabizimi i skenës politike për shkak të intereseve të grupeve parapolitike

Behxhet Sh. Shala

I ligë kah burrëria, Titan për kah grykësia : Republika e Kosovës është shndërruar në një vend nga Afrika. Jo sa i përket standardit dhe kushteve ekonomike ( është më keq se shumë shtete të Afrikës ) por për shkak të zhvillimeve politike. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e cila drejtohet nga Enver Hasani apo Enver Baba, lëmshi politik u bë edhe më i ngatërruar duke ia kaluar edhe vet Lëmshit të lesh marisë . Pas kësaj lëmshiade është pritur që, së paku të mos përsëriten gabimet që e kanë katandisur Kosovën në këtë gjendje. Por, fatkeqësisht në Kosovë ka mbizotëruar “ filozofia e mushkës “ apo mbrojtja e pozicioneve me çdo kusht dhe me çdo çmim. Presidenti i Dellit, Pushikarit dhe Fejtit me vetëm 3% të votave, Behgjet Pacolli po bën përpjekje titanike të riciklohet edhe një herë, duket po me këta lojëtarë për president të Kosovës. Në ndërkohë miku i tij nga Kazakistani demokratik Nursulltan Nazarbajev u zgjodh president i kësaj kooperative private politike të quajtur Kazakistan me 95. 5% të votave dhe pa kundërkandidat. Sikur vet Pacolli gjatë votimit të parë kur në një proces të pandershëm dhe skajshmërisht të dhunuar, me më pak vota se Sulltani i Kazakistanit u zgjodh president i Kosovës. Menjëherë pas zgjedhjes u aktivizua në këtë post të blerë me para, shantazh dhe përkrahje të ndërkombëtarëve të cilët deri dje as që donin të dëgjonin që ky besnik i Serbisë dhe Rusisë ( fjalët e tyre sidomos të amerikanëve për çka edhe mund të përmend emra konkret ) të marrë ndonjë post me rëndësi në Kosovë. Me pëlqimin e Serbisë i bëri dy vizita “ historike “ në veri të Kosovës duke u shndërruar kështu në presidentin e parë të Kosovës që mori guximin “ të shkel në pjesën e okupuar të atdheut “ duke premtuar se do t’i shkatërroi bandat kriminale dhe krimin e organizuar. Pastaj e vizitoi edhe vendin e shqiponjave në të cilin nuk mund ta gjeni një shqiponjë të vetme por vetëm çakenj, grabitçarë dhe laraska politike dhe kombëtare. Bleu çdo gjë që mund të blihej me para siç ishte Çelësi i Edvin Ramës dheTtitulli Honoris Causa i Universitetit Europian të Tiranës. Kjo ishte fare e lehtë kur ta keni parasysh faktin se në Shqipëri sot, nëse keni para mund të bleni çdo gjë. Sali Berisha ka çmim, Edvin Rama ka çmim, Ilir Meta ka çmim. Këto çmime janë më të larta ndërsa disa politikanë të kallakurdisë shqiptare shiten sipas parimit :” çdo gjë, një grusht lekë “. Në Shqipëri nuk mund të bleni burrëri, ndershmëri, besnikëri, bujari e sidomos atdhedashuri . Por, presidentit të Dellit, Pushikarit dhe Fejtit nuk i janë dashur këto gjëra andaj nuk ka bërë shpenzime të panevojshme. Sepse, këto nuk i ka pasur e as që do t’i ketë ndonjëherë. Sepse, këto nuk janë “ me të bleme por me të leme “. Falsitetin e tij e tregoi duke ndarë rrogën e tij për 10 familje në nevojë . Në një letërkëmbim të mëparshëm me këtë mashtrues të maskuar si president i pata propozuar që hotelin Iliria të cilin e ka rritur për së paku katërfishin e saj, ta ndajë për të pastrehët dhe varfanjakët e Fushës së Pajtimit dhe të kujdeset për ta. Në këtë mënyrë do ta kishim binomin humanitar ; Nëna Tereze e Kalkutës dhe Baba Behgjet i Marecit. Arsyetimi i tij ishte se nuk e lejojnë rregullat e Spin- offit ndryshe do ta bënte me gjithë dëshirë. Matrapazllëkun në biznes e ka shndërruar në “ standard “ në politikë. Investon në 10 shtëpi për të varfërit ndërsa fiton tenderë milionësh. E përkrah Gadafin duka luajtur para tij kazaqok dhe “ shiri kollo, shiri kollo, srbijansko llollo “ ndërsa kur mendon se e pati puna e këtij diktatori millosheviqian, e përkrah popullin liridashës të Libisë. Mashtrues ordiner, ky farë presidenti i ardhshëm i Kosovës për të cilin po angazhohet, në mënyrë krejt demokratike dhe patriotike ambasadori Dell, që aq shumë e dhunon demokracinë në Kosovë. Kandidaturën e tij po e përkrahin shumë” përfituesit nga grazhdi humanitar i Behgjet Pacollit “, llaskuqët partiakë, mogulët e shitur medial e sidomos Mentor Nazarko, Batoni dhe Sokrati i Llapushnikut . E sidomos e mira dhe e buta Myjezene, kjo kamikaze e vërtetë e cila me lot po e qëndisë banderolën presidenciale të Behgjet Pacollit.

Të gjithë po gënjejnë sepse askush nuk i donë zgjedhjet e parakohshme: pozita nuk i don zgjedhjet e parakohshme andaj është detyruar të hyjë në një martesë jonormale me Alencën për Kosovë të Re ( të çnderuar dhe të dhunuar ). Alenaca Kosova e Re ka hyrë në koalicion sepse ndryshe, pa këtë koalicion dhe Mulla Ferid Aganin do të shndërrohej në një Kufomë të Vjetër. LDK po luan më së miri në këtë lojë. Po pret dhe po qet kushte. Isa Mustafa ka gërrrithë më së miri në këtë situatë. Të tjerët mund t’i përmbahen lojës shpërblyese të Zërit ku slogani më jopopullor dhe më i shpesht është :” më shumë fat në numrin tjetër të Zërit “. As AAK, as pakicat e as Vetëvendosja nuk janë për zgjedhje të parakohshme sepse nuk do të ndaheshin edhe aq mirë. Mund të llogaritet si paradoks mirëpo nëse zgjedhjet do të mbaheshin brenda 2-4 muajve dhe pa reformën e sistemit zgjedhor, bindshëm do të fitonin PDK dhe LDK. Të tjerët ose do të shkonin në recycle been ose nëse bëhen lecka të subjekteve fituese do të hynin në Kuvend. Prandaj, të gjithë thirren në zgjedhje të parakohshme dhe në të njëjtën kohë luten që ato mos të mbahen. Në këtë drejtim më aktive është partia e presidentit që përfaqëson unitetin e Dellit, Pushikarit dhe Fejtit si dhe strukturave të tjera kriminale, AKR e cila po lëshon pa ndërprerë “ pordhë të ftohta “. Jo që po i marr seriozisht por po e ndotin ambientin edhe ashtu shumë të ndodhur. Në këtë ndotje morale, njerëzore dhe kombëtare që është në Kosovë, nuk po shoh kandidat më të mirë dhe më të përshtatshëm se Behgjet Pacolli. Prandaj edhe e meriton këtë post.

Adem Demaçi president, ka kaluar 1 Prilli: Adem Demaçi i cili i kaloi 28 vite në pushimoret e ish Jugosllavisë duket mirë me shëndet. Dikush po done që ai të bëhet president. Unë personalisht nuk besoj sepse nuk e plotëson asnjërin kusht që e plotëson Behgjet Pacolli. Prandaj nuk ka gjasa të bëhet president. Pastaj, nuk e besoj se do të jetë në gjendje që me sukses ta kaloi testin e përshtatshmërisë politike dhe të patriotizmës shqiptare para komisionit të Glauk Konjufcës dhe Dardan Molliqajt. Dhe krejt në fund, ka ikur 1 Prilli, dita kur është dashur të mirren vendime historike për Kosovën.

* Dërguar nga autori, pikëpamjet janë personale

KOMENTE