English

Japonia fiton Kampionatin e Futbollit per Femra 2011

Gjermani, 18 korrik, NOA - Futbollistet japoneze për herë të parë janë kampione të botës. Në ndeshjen e finales të zhvilluar në stadiumin e Frankfurtit të mbushur plot me shikues kombëtarja e drejtuar nga traineri Norio Sasaki përmes penalltive fitoi me rezultat 3:1 kundër kombëtares amerikane.

Ndeshja në kohën e rregullt kishte përfunduar me rezultat 1:1 ndërsa pas kohës shtesë me rezultat 2:2. Në stadium ndeshja u përcoll edhe nga kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila dje festoi edhe 57 vjetorin e lindjes.

NOA/DV

KOMENTE