English

Tragjedi në Shkodër, vëllai vret vëllanë

Shkodër, 18 korrik, NOA – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Nicaj të rrethit të Shkodrës. Një fëmijë 9-vjeçar është vrarë me armë zjarri aksidentalisht. Autori i ngjarjes është vëllai i viktimës, 11-vjeç. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se nga të dhënat paraprake, mësohet se 11-vjeçari me inicialet N.G ka qëlluar me pistoletë vëllai e tij 9-vjeçar me inicialet A.G.

Mësohet se fëmijët kanë qenë duke luajtur. Ndërkohë që është nuk dihet sesi pistoleta mundi të binte në duart e 11-vjeçarit, i cili më pas ka qëlluar ndaj vogëlushit 9-vjeçar.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen shokuese duke marrë në pyetje të afërmit dhe prindërit e dy vëllezërve.

a.k/NOA

KOMENTE