Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fier, policia ndjek penalisht banorët që bllokuan rrugën
English

Fier, policia ndjek penalisht banorët që bllokuan rrugën

Fier, 19 korrik 2011, NOA - Rreth 100 persona bllokuan plotësisht aksin rrugor Fier- Seman, me pretendimin se ndërmarrja elektrike CEZ u kishte prerë energjinë elektrike prej disa ditësh.

Ngjarja ndodhi pasditen e të hënës rreth orës 15.45, në rrugën nacionale, Fier – Seman dhe konkretisht në fshatin Dermenas.

Policia e Fierit ndërhyri në kohë për të qetësuar banorët dhe për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike duke parandaluar goditjen në kohë të ndonjë veprimtarie kriminale të mundshme.

Pas nogociimit të policisë rreth orës 18.00, banorët e kësaj zone u shpërndanë qetësisht e pa probleme, dhe situata në këtë aks rrugor erdhi drejt normalizimit.

Policia tha se gjatë kësaj kohe nuk u konstatuan konflikte dhe situata e rendit publik paraqitet e qete dhe pa probleme.

Prokuroria e Fierit do të ndjekë penalisht disa prej banorëve me akuzat e organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme, pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit dhe prishje të qetësisë publike.

mit/NOA

KOMENTE