Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tepelenë, dëmtuan ujësjellësin e Memaliaj, ndalohen 12 persona
English

Tepelenë, dëmtuan ujësjellësin e Memaliaj, ndalohen 12 persona

Tepelenë, 19 korrik 2011, NOA - 12 shtetas nga fshati Bambull i Komunës Qendër Tepelenë janë ndaluar nga policia e qarkut me akuzën për dëmtimin e rrjetit të ujësjellësit të Memaliaj.

Policia e Fierit informoi se po procedohen penalisht shtetasit me iniciale: D.K i datëlindjes 1959; F.V i datëlindjes 1963; F.B i datëlindjes 1964; I.B i datëlindjes 1939; GJ.K i datëlindjes 1966; M.K i datëlindjes 1955; J.K i datëlindjes 1950; V.I i datëlindjes 1981; S.I i datëlindjes 1945; P.K i datëlindjes 1965; P.K i datëlindjes 1974; K.P i datëlindjes 1954.

Procedimi penal në ngarkim të 12 shtetasve nisi pas kallëzimit në datën 18.07.2011 nga ana e drejtorit të Ndërmarrjes së Ujësjellësit Tepelenë.

Sipas tij banorët e fshatit Bambull të Komunës Qendër Tepelenë kanë ndërhyrë në rrjetin e ujësjellësit, që furnizon qytetin e Memaliaj dhe fshatin Memaliaj, duke e përdorur ujin e pijshëm për të vaditur tokat.

Për pasojë prej dhjetë ditësh qyteti i Memaliaj dhe fshati Memaliaj janë furnizuar me vështirësi dhe me orar të kufizuar me ujë të pijshëm, ndërkohë që një pjesë e banorëve nuk janë furnizuar me ujë këto ditë.

Specialistët e ndërmarrjes së Ujësjellësit Tepelenë pas hetimeve të kryera kanë kërkuar ndihmën e policisë për të bërë të mundur prerjen e lidhjeve të paligjshme që kishin bërë banorët e këtij fshati për të vaditur tokat e tyre.

Gjatë këtij aksioni blutë e Tepelenës prenë rreth 90 përqind të ndërhyrjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit.

Sipas policisë prerja e këtyre lidhjeve do të vijojë edhe gjatë ditës së sotme deri në prerjen e të gjitha lidhjeve të paligjshme në rrjetin e Ujësjellësit.

12 shtetasit e ndaluar do të ndiqen në gjendje të lirë nga Prokuroria e Gjirokastrës për shpërdorim të ujit të pijshëm si dhe shkatërrimit të rrjetit të ujësjellësit.

mit/NOA

KOMENTE